Sulmohet një polic në Jarinje

Një person me shtetësi kosovare ka sulmuar një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas policisë, i njëjti pas sulmit ndaj zyrtarit policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e sulmit.

“I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Go to TOP