Një granatë dore dyshohet se është hedhur në parkingun e një diskoteke në Lipjan
Një granatë dore dyshohet se është hedhur mëngjesin e djeshëm në parkingun e një diskoteke në Lipjan.
Si pasojë e këtij incidenti, janë dëmtuar disa vetura.
Nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek rasti në fjalë.
Klankosova.tv mëson se dy të dyshuar kanë përfunduar në pranga.
