Nishori: Në Francë ekzistojnë mbi 100 kompani kosovare

Mërgata shqiptare është e shpërndarë gjithandej botës. Sukseset e saj janë të shumta në shumë veprimtari, sidomos në biznes. Por, ka shumë raste që mërgata shqiptare ka bërë lobim të madh në shumë shtete të botës për procese të ndryshme të Kosovës.

Për të folur për mërgatën shqiptare, për rëndësinë, fuqinë dhe sukseset e saj, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, në një videolidhje të drejtpërdrejtë është paraqitur Përparim Nishori, sipërmarrës nga Prizreni, i cili jeton në Francë. Ai tregoi se në Francë ka shumë biznese shqiptare të ndërtimtarisë, prodhimit të dyerve, dritareve.

“Sot në Francë ekzistojnë mbi 100 kompani kosovare shqiptare. Kanë arritur t’i kapin majat e larta të biznesit krahasuar me kompanitë më të mëdha të vendit Francës”, tha ai për RTK-në.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve merren me ndërtimtari, por ka edhe prej atyre që bëjnë punë të projektimit.

Go to TOP