Nikçi: Janë bastisur disa lokacione, katër persona janë arrestuar në Pejë

Katër persona janë arrestuar në Pejë të dyshuar si të përfshirë në veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim.

Lajmi është konfirmuar nga Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda,  Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit katër persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, ka thënë Nikçi për RTKlive.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksioni në fjalë erdhi si rezultat i hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.

Go to TOP