Ngjarjet e datës 10 shtator
Ngjarjet e datës 10 shtator 2024.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani dhe ekipi i fushatës “Festo me Zemër jo me Armë”, do të vizitojë kompaninë Katana, ku do të vizitohen poligonet, shitoret ku shiten armët etj. (Ora 10.00-11:30)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, Linja e Jetës përmbyll peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 10:00)
Ambasada e Francës lanson projektin e barazisë për të gjithë së bashku me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL. Marrin pjesë ambasadori francez Olivier Guérot, ish-presidentja Atifete Jahjaga. ( Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike – njoftim lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dy raste. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos raportin e vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024. (Zyrat e KDI-së rruga “Bajram Kelmendi”, numër 239, Prishtinë, ora 11:00)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Prishtinë, ora 13:30)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës mban tryezë diskutimi “Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen”. ( Prishtinë, ora 15:00-17:00)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës ndez qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 19:00-20:00)