Nga porti i Ukrainës fillon lundrimin anija me grurë që për destinacion ka Afrikën

Anija për transportimin e mallrave Brave Commander ka nisur lundrimin nga porti ukrainas Pivdenji, duke transportuar grurë për në Afrikë.

Kujtojmë që shpërndarja e grurit të Ukrainës ishte ndalur nga fillimi i luftës në Ukrainë, e kjo kishte nxitur frikë për uri në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Megjithatë pas marrëveshjes së arritur mes Moskës dhe Kievit për hapjen e korridoreve detare për transportimin e sigurtë të drithërave, kanë filluar të lundrojnë anijet nëpër destinacione të ndryshme – duke kaluar nëpër Detin e Zi.

Brave Commander me 23 tonelata grurë është nisur drejt portit afrikan Xhibuti, që është dedikuar për Etiopinë, ka njoftuar ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.

Deri më tani nga portet e Ukrainës janë nisur 17 anije me drithëra me një total prej 475 mijë tonelata, që do të shpërndahen në vende të ndryshme të botës. 

Go to TOP