Mes mobilizimit, baballarët ukrainas jashtë vendit zgjedhin familjen para atdheut

Pavarësisht urdhrave nga Kievi për t’u riregjistruar për shërbim ushtarak, dy baballarë ukrainas, të cilët i kanë zhvendosur familjet e tyre në Republikën Çeke, nuk planifikojnë të jenë në mesin e rekrutëve të mundshëm për të luftuar për atdheun e tyre.

Ukrainasit që jetojnë jashtë vendit mund të përballen me zgjedhje të vështira, kur të hyjë në fuqi një ligj i ri për mobilizim, që ka për synim të rrisë numrin e trupave.

Një burrë ukrainas, i cili jeton në Pragë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti, se vendimi i tij për t’u larguar nga Ukraina, pak para pushtimit nga Rusia më 2022, i ka komprometuar vlerat e tij morale, dhe se ai e kupton se pse ata që kanë qëndruar mund ta kritikojnë atë.

Go to TOP