‘L`Equipe’ për Mbappe-n: Ndeshja e tij me PSG-në ishte një makth i vërtetë

“I çrregullt dhe zhgënjyes”. Me këto fjalë e përditshmja “L`Equipe” ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe-s në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit.

Në Francë numri 7 i PSG është kthyer në një personazh i urryer për shkak të kontributit të vogël që ka dhënë në kauzën e PSG në Ligën e Kampionëve dhe për mënyrën se si po largohet drejt Madridit. 

“Ndeshja e tij e fundit me PSG-në në Champions ishte një makth i vërtetë. Nisi ndeshjen në krahun e majtë, por nga ana teknike vuajti shumë. U dominua nga Humels, ku thuajse asnjëherë nuk arriti që të përballej në duele direkte”, shkruan gazeta franceze, e cila vlerësoi paraqitjen e Mbappe-s me notën 2.

Go to TOP