Nga pakujdesia i merr flakë shtëpia, shkaktohen shumë dëme

Pronari i shtëpisë në fshatin Çabër të Zubin Potokut aksidentalisht ia ka futur flakën shtëpisë së tij. E nga kjo pakujdesi i është djegur vetura, pajisje elektrike dhe i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi, ku janë djeg një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike në një garazh. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia.

Lidhur me rastin, thuhet se është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt.


Go to TOP