Nga Osaka drejt Tokios me tren, Osmani gati për takime bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime,si thotë ajo, të rëndësishme.

Përmes një postimi në “Facebook”  e para e vendit ka ndarë një video brenda trenit, ajo ka thënë se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera.

“Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj ‘EXPO 2025’. Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bitalerale me perandorin e Japonisë, po ashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera. Kemi raporte të fuqishme të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP