Nga “enigmat” e Goleshit tek idetë turistike
Shkruan: Enis REÇICA
Mali i Goleshit, masivi i Goleshit, maja e Goleshit, apo vetëm shkurt Goleshi, më në fund ka rënë në syrin e turizmit.
Me një lartësi mbidetare prej 1,019 metra, Goleshi, po synohet të transformohet në një destinacion të turizmit malor nga Komuna e Fushë Kosovës. Kjo ide u prezantua javën që shkoi nga menaxhmenti komunal në Konferencën e Investitorëve për Zhvillimin e Turizmit Lokal, projekt i PPSE dhe AKK-së.
Kjo nuk ishte hera e parë që u prezantua diçka e tillë. Edhe nëpër fushata elektorale të më hershme ishte premtuar të investohej aty me këtë qasje, por s’u bë kurrë (pa përfshi Kalanë e Harilaqit). Shpresojmë të mos mbetet vetëm si ide.
𝗣𝗮𝗿𝗮 𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗮𝗹𝗶𝗺 𝘁𝗲𝗸 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘇𝗺𝗶, 𝗚𝗼𝗹𝗲𝘀𝗵𝗶 𝗸𝗮 𝗱𝗶𝘀𝗮 “𝗲𝗻𝗶𝗴𝗺𝗮” 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝗻𝘁𝗲:
1.Aty gjendet një minierë e magnezit, e cila operoi deri në vitin 1999. Përpara vitit 1990, në Golesh prodhohej 110,000 ton magnezit, 22,000 ton magnezium dhe 10,000 ton magnezium kaustik të kalcinuar për vit.
2.Në vitin 1961 ishte vërtetuar përmbajtja e Nikelit. Nga viti 1982, nisi shfrytëzimi i tij.
3.Nën kodrinën e Goleshit gjendet edhe një Aeroport ushtarak i ndërtuar nga ish ushtria jugosllave në vitin 1967. Por, nga lufta 98-99, ai nuk shfrytëzohet.
4.Në Golesh u instaluan Gjeneratorët e parë të erës nga një kompani gjermano-kosovare. Fluturaket u lëshuan në punë në vitin 2010, por u zgjati shkurt prodhimi i energjisë.
5.Kalaja e Harilaqit, besohet t’i ketë rrënjët historike nga shekulli IV-Vi p.e.s.
𝘛𝘢𝘯𝘪, 𝘵𝘦𝘬𝘴𝘢 𝘗𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘒𝘰𝘮𝘶𝘯𝘢𝘭 𝘦𝘯𝘥𝘦 𝘴’𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘳𝘦̈ 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬, 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘢𝘱 𝘥𝘪𝘴𝘢 𝘪𝘥𝘦 𝘴𝘪 𝘥𝘰 𝘴𝘩𝘧𝘳𝘺𝘵𝘦̈𝘻𝘰𝘩𝘦𝘫 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘶𝘳𝘪𝘻𝘦̈𝘮 𝘎𝘰𝘭𝘦𝘴𝘩𝘪:
𝟭.𝗣𝗮𝗿𝗸 𝗘𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝘁𝗶𝗸 𝗺𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗯𝗶𝗻𝗮 𝗘𝗿𝗲
Për shkak të lokacionit, dhe relievit gjeografik, parku energjetik mund të kombinohet me qasje edukative, për të informuar vizitorët mbi energjinë e pastër.
𝟮. 𝗣𝗶𝗸𝗲̈ 𝗣𝗮𝗻𝗼𝗿𝗮𝗺𝗶𝗸𝗲
Meqenëse krejt afër gjendet Aeroporti i vetëm në Kosovë, ai “Adem Jashari”, Goleshi mund të kthehet në një pikë panoramike për turistët që zbresin në aeroport, dhe ata që duan t’i shohin aeroplanët nga afër. Për këtë mund të vendoset një “Kullë Vëzhgimi”.
𝟯. 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗮𝗹𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸 𝗼𝘀𝗲 𝗠𝗼𝗻𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸
Përderisa, Goleshi ka lartësi mbidetare 1,019 metra, dhe posht tij, shtrihet një fushë e gjatë kah Fushë Kosova e Prishtina, aty mund të vendoset ndonjë skulpturë moderne ose instalacion i madh identifikues e mesazh për komunën a shtetin, që potencialisht shndërrohet në një pikë referimi për turistët.
𝟰. 𝗛𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗶𝗺 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸
Ky lokacion mund të përdoret për observime të yjeve, me teleskopë publikë.
𝟱. 𝗞𝗮𝗺𝗽𝗶𝗻𝗴 𝗱𝗵𝗲 𝗘𝘃𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗡𝗮𝘁𝘆𝗿𝗲̈
Meqenëse pjesa më e madhe e malit është i zhveshur, pa pemë e trungje, organizim i aktiviteteve në natyrë si: yoga në agim, koncerte të vegjël, kampe verore edukative, mund të jetë atraktive.
𝟲. 𝗕𝗮𝘇𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗗𝗿𝗼𝗻𝗲̈ 𝗮𝗽𝗼 𝗣𝗮𝗿𝗮𝗴𝗹𝗶𝗱𝗶𝗻𝗴
Terreni i lehtë, dhe pa pengesa në shtylla, apo pemë të dendura, mund të jetë i përshtatshëm për ndonjë shkollë donesh, apo kurse paraglindin. Madje, mund të bëhen edhe gara sportive në këto fusha. Pse jo, edhe përdorimi i Balonave me ajër si në Kapadokya të Turqisë.
