Neymar lëndohet përsëri

Futbollisti i Al Hilal dhe i Brazilit, Neymar, ka pësuar një tjetër lëndim në vetëm ndeshjen e tij të dytë pas rikthimit nga një lëndim i rëndë i gjurit.

Ylli brazilian është aktivizuar në pjesën e dytë gjatë fitores 3-0 të Al Hilal ndaj Esteghlal të hënën në Champions League të Azisë, por është detyruar të largohet pas rreth tridhjetë minuta të futjes në lojë.

Neymar ka kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kohës shtesë. Pas rikthimit, ai nuk ka arritur ta ekzekutonte një goditje dhe është larguar përfundimisht në minutën e dyzet e një të pjesës së dytë, duke i lënë vendin Mohammed Al Qahtanit.

Ndeshja pa Neymar nuk e ka ndalur suksesin e Al Hilal, të udhëhequr nga Aleksandar Mitrovic, i cili ka realizuar tri gola.

Fitorja bën që ekipi i Jorge Jesus të jetë në krye të Grupit Perëndimor të Champions League të Azisë me dymbëdhjerë pikë nga katër ndeshje.

Go to TOP