Nexhmedin Spahiu: Sipas plani franko-gjerman Serbia nuk e njeh flamurin e Kosovës si shtetëror, por si kombëtar

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka shpjeguar se si e njeh Serbia flamurin e Kosovës sipas plani franko-gjerman.

Spahiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia nuk e njeh flamurin e Kosovës si flamur provincial, dhe sipas tij nuk e njeh as si flamur shtetëror.

Spahiu ka thënë se flamuri i Kosovës do të njihet nga Serbia si flamur kombëtar.

Plani Franko Gjerman nuk thotë që Serbia me e njohtë flamurin e Kosovës si flamur provincial (si të Vojvodinës, Republika Serpska etj.) e as si flamur shtetëror (si të Bavarisë, Teksasit, Kalifornisë, Ohajos etj), por si flamur kombëtar (si të Gjermanisë, Francës, Amerikës, Rusisë, Shqipërisë, Turqisë e të çdo vendi tjetër të pavarur e sovran).” – ka shkruar Spahiu.

Go to TOP