Nesër hapen ofertat e shitjes së aseteve përmes likuidimit
Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit, ku janë përfshirë 77 asete të shpërndara në të gjithë Kosovën.
Siç ka bërë të ditur AKP-ja, do të ketë toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste, depo si dhe asete të luajtshme.
Sipas tyre, për të rritur transparencën dhe mbështetjen për investitorët, AKP-ja ka bërë publike edhe çmimet orientuese për asetet që janë në shitje, me çka “u është dhënë ofertuesve një orientim i qartë për vlerën e aseteve, duke e bërë procesin e ofertimit më të lehtë, më të hapur dhe më konkurrues”. /Kosova.info/
