Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së. /Kosova.info/

Go to TOP