Në veri, protestuesit mbajnë flamuj të Trepçës, situata është e qetë për momentin

Sot është bërë dita e katër e protestës e cila po i kundërshton punën e institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Flamuri i minatorëve të Trepçës dhe punëtorët e saj janë parë në mesin e protestuesve në Zveçan.

Aty ka mbajtur një fjalim edhe një përfaqësues i Minatorëve dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi, të cilët i kanë falënderuar KFOR-in që kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë.

Më tej ata u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndihmojnë njësitet e KFOR-it.

Ndërsa minatorët janë parë duke u larguar nga protesta e serbëve në veri të Kosovës.

Go to TOP