​Haxhiu uron 4 korrikun nga Kampi Bondsteel: SHBA-ja na është gjendur pranë në çastet më të rënda

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë.

Në nderim të kësaj feste, u.d. e presidentes Albulena Haxhiu ka vizituar sot Kampin Bondsteel.

“Katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit. Për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP