Borrell: Autorët e dhunës në veri duhet të japin llogari, palët të shmangin lëvizjet e pakoordinuara

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur për situatën e krijuar në veri, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Borrell ka thënë se autorët e dhunës atje duhet dënuar dhe palët duhet të shmangin lëvizjet e pakoordinuara.

“Pres të kem një takim me presidentin Vuçiq, dje kam takuar kryeministrin Kurti. Pra, ne duhet të këmbëngulim që dhuna nuk është rruga, dhuna duhet dënuar. Dhe autorët e kësaj dhune duhet të japin llogari dhe të gjithë duhet të përpiqen të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara. Ne do të vazhdojmë të punojmë me presidentin Vuçiq, me atë [kryeministrin] e Kosovës isha dje”, tha Borrell para gazetarëve.

Go to TOP