Prej kur Rusia pushtoi Ukrainën, më 24 shkurt, udhëheqësit botërorë, që deshën të vizitonin Kievin, u detyruan të bënin rrugë tokësore me tren.
Ata shfrytëzuan një vagon luksoz, të ndërtuar më 2014 për transportimin e turistëve në Krime. Treni është përdorur disa herë, para se trupat ruse të zaptonin gadishullin.
1Konduktorja Antonina Baskakova prezanton vagonin e ngrënies. Në këtë pjesë ndodhet edhe një ekran i madh.2Afër dhomës së ngrënies ndodhet një hapësirë me shtretër, ku mund të flenë katër persona. Baskakova thotë se rojat e sigurisë apo kujdestaret shpeshherë flejnë në këtë zonë.3Kjo është një dhomë për dy persona, me shtrat të madh. Afër dhomës së gjumit ndodhet një banjë e madhe, me tualet dhe me dush. Dhoma e fjetjes është e pajisur edhe me peshqirë të pastër dhe me shapka.4Ky vagon ka arritur të vizitojë Krimenë dy apo tri herë para ndërprerjes përfundimtare të hekurudhave mes Ukrainës kontinentale dhe gadishullit të Krimesë. Para okupimit rus të Krimesë, në pranverën e vitit 2014, vagoni ishte pjesë e trenave të rregullt Kiev-Simferopol dhe Kiev-Sevastopol.5Disa javë pas vizitës nga REL-i, këto hapësira u përdorën nga udhëheqësit botërorë në rrugën e tyre drejt Kievit të dërrmuar nga lufta.6Këta ishin udhëheqësit e parë të huaj që udhëtuan me këtë vagon drejt Kievit: kryeministri slloven, Janez Jansa (nga e majta); kryeministri polak, Mateusz Morawiecki; zëvendëskryeministri polak, Jaroslaw Kaczynski; dhe kryeministri çek, Petr Fiala.
Fotografia është publikuar në Twitter nga Morawiecki, më 15 mars.7Kjo fotografi është nxjerrë nga një video, që shfaqte kryeministrin britanik, Boris Johnson, duke udhëtuar drejt Kievit, më 9 prill. Ai i ka lavdëruar pjesëtarët e shërbimit të hekurudhave si “njerëz të çeliktë”, të cilët janë kujdesur t’i mbajnë trenat në qarkullim pavarësisht rreziqeve të luftës.8Udhëtarët e fundit që hipën në tren në Sheshov, Poloni, më 13 prill: presidenti i Letonisë, Egils Levits (i dyti nga e majta); presidenti i Polonisë, Andrzej Duda (në mes); dhe presidenti i Lituaanisë, Gitanas Nauseda (djathtas).9Kjo fotografi, e lëshuar nga zyra për media e presidentit polak, i shfaq ata bashkë me presidentin e Estonisë, Alar Karis (i dyti na e djathta), duke shkuar për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.