Në shtator fillon faza e dytë e mësimit tërëditor në Kryeqytet
Në shtator fillon faza e dytë e mësimit tërëditor në Kryeqytet.
Këtë vit, ky model arsimor do të shtrihet edhe në këto shkolla:
1. “Zenel Hajdini” – Prishtinë
2. “Ditët e Minatorit” – Kishnicë (model i plotë për klasat 1–9)
3. “Ganimete Terbeshi” – Llukar
4. “Pjetër Bogdani” – Prishtinë
5. “Avni Rrustemi” – Mramur
6. “Teuta” – Grashticë
Nxënësit do të përfitojnë mësim të strukturuar gjatë gjithë ditës, shujta të ngrohta, ambiente të rinovuara, tabela të mençura dhe aktivitete të pasura zhvillimore – një model që vendos në qendër mirëqenien dhe përparimin e tyre.
Sot vizituam shkollën “Pjetër Bogdani”, një nga institucionet që do të përfshihet në këtë proces.
Renovimet janë përfunduar dhe po bëhen përgatitjet finale për fillimin e vitit të ri shkollor me mësim tërëditor. /Kosova.info/
