Në Prishtinë hapet muzeu i parë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Një muze për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është hapur më 26 nëntor në Prishtinë, në ndërtesën e Fondacionit Jahjaga, i cili udhëhiqet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Muzeu, i cili është i pari i tillë në vend, quhet “Moment” dhe përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve përmes dëshmive personale dhe artefakteve, si dhe instalacione artistike dhe edukative që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.

Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Fondacionit Jahjaga, Ambasadës gjermane, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe vetë të mbijetuarve, të cilët guximshëm ndanë historitë e tyre dhe kontribuuan në krijimin e një hapësire që pasqyron dhimbjen dhe forcën e tyre. /REL/

Disa rroba të varura dhe mbishkrime që dokumentojnë dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, qëndrojnë në muzeun "Moment" në Prishtinë.
Disa rroba të varura dhe mbishkrime që dokumentojnë dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, qëndrojnë në muzeun “Moment” në Prishtinë.
Muzeu "Moment" përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve përmes dëshmive personale dhe artefakteve, si dhe instalacione artistike dhe edukative që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Muzeu “Moment” përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve përmes dëshmive personale dhe artefakteve, si dhe instalacione artistike dhe edukative që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Një xhaketë e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, rri varur në muzeun "Moment" në Prishtinë.
Një xhaketë e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, rri varur në muzeun “Moment” në Prishtinë.
Muzeu "Moment" shërben si një hapësirë kujtimi dhe nderimi për të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale, duke ngritur zërin për drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.
Muzeu “Moment” shërben si një hapësirë kujtimi dhe nderimi për të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale, duke ngritur zërin për drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke folur para pjesëmarrësve në hapjen e muzeut "Moment" për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke folur para pjesëmarrësve në hapjen e muzeut “Moment” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Numri i saktë i të dhunurave gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.
Numri i saktë i të dhunurave gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.
Në shenjë mbështetjeje për të mbijetuarit, Kosova ka shpallur 14 prillin si Ditë kombëtare të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.
Në shenjë mbështetjeje për të mbijetuarit, Kosova ka shpallur 14 prillin si Ditë kombëtare të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.
Një grua vështron instalacionet artistike dhe edukative në muzeun "Moment, që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Një grua vështron instalacionet artistike dhe edukative në muzeun “Moment, që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Fondacionit Jahjaga, Ambasadës gjermane, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe vetë të mbijetuarve, të cilët guximshëm ndanë historitë e tyre dhe kontribuuan në krijimin e një hapësire që pasqyron dhimbjen dhe forcën e tyre.
Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Fondacionit Jahjaga, Ambasadës gjermane, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe vetë të mbijetuarve, të cilët guximshëm ndanë historitë e tyre dhe kontribuuan në krijimin e një hapësire që pasqyron dhimbjen dhe forcën e tyre.
Rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë shfaqet në murin e muzeut "Moment", në Prishtinë.
Rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë shfaqet në murin e muzeut “Moment”, në Prishtinë.
Go to TOP