Ndërmarrja `Trepça` eksporton mbi 200 tonë koncentrat plumbi

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se dje (e mërkurë) ka eksportuar mbi 200 tonë koncentrat të plumbit.

“Me datë 4.9.24 Ndërmarrja ‘Trepça Sh. A.’ ka eksportuar koncentratin e plumbit ‘K/Pb’ nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes “Trepça”.

Go to TOP