Ndahen Çmimet “Aristidh Kola”, Edicioni IV

E premtja e kësaj fundjave ka mbledhur shume qytetarë të Divjakës në sallën e mbushur plot të Shtëpia e Kulturës së qytetit.

Ky aktivitet mbështetej nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar, që drejtohet nga Aleksandër Çipa dhe u organizua nga dega e UGSH, Fier me kryetar, Vladimir Muçaj në bashkëpunim me shoqatën “RessEgnatia”, me drejtues, Xhimi Vila, si dhe të medias online Neësalbania.al. nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut të këtij qyteti bregdetar turistik.

Ishte pikërisht Divjaka vendi i origjinës së hershme të këtij arvanitasi të shquar dhe Rilindasi të fundit që i kushtoi jetën studimeve të origjinës së shqiptarëve.

Juria profesionale me përbërje të gazetarëve të mirënjohur dhe kryesuar nga gazetari i Kosova.info, Ilir Krasniqi, mes shumë të propozuarve u përzgjodhën personalitete të gazetarisë shqiptare. Aktiviteti u ndoq me interes e ovacione nga qindra pjesëmarrës.

Znj. Anila Hoxha, gazetare investigative ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Televizionin Kombëtar Top Channel, gazetarin e afirmuar njëherazi Kryetar i Unionit të Gazetarëve Dega Elbasan z. Besim Dybeli si dhe gazetarin e hershëm “të rrëmbyer” nga politika, njeriun që bën opozitë brenda pozitës. Ceremonia e akordimit të çmimeve u përcjellë përmes një aktiviteti artistik që për vlerat që shpalosi kaloi kufijtë e një spektakli të mirëfilltë. Tre të zgjedhurit në fjalën e tyre u shprehën jo vetëm të emocionuar, por edhe të nderuar për këtë çmim të lartë që mban emrin e një prej studiuesve më të guximshëm që e pagoi me jetën e tij aktivitetin gjurmues përmes hulumtimeve të origjinës shqiptare dhe kryesisht të Arvanitasve.

Anila Hoxhaj falënderoi për vlerësimin e dhënë.

“Është një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e madhe për të vazhduar kështu, deri më tani i kam shërbyer qytetarëve dhe misionit tim si gazetare. E dyta është që këtë vlerësim e marr këtu në Divjak. E treta sepse gjithmonë më ftojnë për të raportuar për krimin, korrupsionin edhe për të treguar pjesën tjetër të realitetit shqiptar, ndërsa sot jam këtu për diçka shumë të rëndësishme për shqiptar dashje për dashjen e rrënjëve dhe ky është një vlerësim shumë i madh për mua”, tha Hoxhaj.

Ndërsa Erion Brace falënderoi Kryetarin e Bashkisë Divjakë që e vendosi Arisidh Kolën në një taban të fortë shqiptar, myzeqar, identitar në Arnisë. “Po aq faleminderit Unionit te Gazetarëve Shqiptarë-SANDER ÇIPES, por edhe degës se Jugut-VLADIMIR MUÇES që e kryeson.

“Faleminderit mbi të gjitha banorëve të Divjakës që mbushen shtëpinë e kulturës plot, në nderim të një shqiptari luftëtar, Aristidh Koles”, tha Brace.

Kurse Besim Dybeli një nga fituesit e këtij çmimi tha se ndihet i respektuar dhe i vlerësuar, që u nderova me këtë çmim në kujtim e vlerësim të intelektualit te shquar e shqiptarit patriot, Aristidh Kola, ndër më të spikaturit ndër arvanitasit në Greqi.” “U ndjeva po aq mirë, që ky çmim për mua, shkonte përkrah dy figurave të shquara, Anila Hoxha, gazetare në TCH dhe Erion Braçe, gazetar e më pas deputet. Faleminderit dhe respekt edhe për kolegun, Ilir Krasniqi, nga Prishtina, që në këtë edicion ishte në cilësinë e kryetarit të jurisë”, tha Dybeli.

Edicioni IV për çmimin “Aristidh Kola” u mbajt në Divjakë, nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut të këtij qyteti bregdetar turistik. /Kosova.info/

Go to TOP