Prizren: Aksident me të lënduar dhe dëme materiale

Një veturë është përplasur me një pemë teksa ka tentuar të kalojë nëpër shëtitoren e qytetit në qendër të Prizrenit, përballë “NLB Bank”, shkruan Kosova.info.

Sipas të gjitha rrethanave, shoferi i lënduar lehtë ka tentuar të hyjë në sheshin “Zahir Pajaziti” jo larg kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ku ka hasur në një pengesë (një pemë).

Për momentin në vendngjarje ndodhen policia dhe shërbimet emergjente. /Kosova.info/

Go to TOP