Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës `Ilir Konushevci` në Prishtinë

Një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim duke filluar nga 22 korriku 2026, për shkak të zhvillimit të punimeve rrugore.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, segmenti nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” do të jetë i mbyllur për pesë ditë.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative:

Rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;

Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;

Rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së realizimit të punimeve. /Kosova.info/

Go to TOP