Protestë për punimet në rrugën Bibaj-Ferizaj
Banorët e fshatit Bibaj dhe Fshatit të vjetër të Ferizajt të martën kanë protestuar në afërsi të punimeve që po zhvillohen në rrugën Bibaj-Ferizaj.
Banorët thonë se vendosja e një rrethrrotullimi edhe pse i një standardi tjetër edhe i përkohshëm po krijon tollovi të shumta në këtë pjesë të rrugës e cila është mjaft e frekuentuar dhe duhet gjetur një zgjidhje afatgjate dhe jo improvizime.
“Kërkesa jonë është ne e dijë që ky rreth është përkohësisht dje më banorët te rrethi kemi biseduar që nuk janë kundër ta bllokojnë pronën e tyre. Por me vullnetin e tyre kanë shprehur gatishmëri që të bëhet një rreth i mirë kuptohet shpronësimi të bëhet patjetër por çka është me rëndësi që këta nuk bllokojnë”, ka thënë Faton Haxhisalihu, përfaqësues i banorëve
“Ju vet po e shihni që këtu rregullisht po bëhet kolon. Ne kërkojmë zgjidhje prej Qeverisë apo Komunës apo pa marrë parasysh ne jemi të shqetësuar ne kemi biznese jetojmë këtu plus është shkolla këtu duhet ti sjellim fëmijët. Nëse i sjellim këtu duhet të shpërngulemi dhe duhet ti dërgojmë fëmijët në shkolla në Ferizaj kemi më hesap se këtu”, ka thënë Milazim Aliu, banor.
Marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës për këtë çështje nuk u arrit të cilat e kritikuan njëra-tjetrën për projektin e këtij rrethrrotullimi.
E ministria nëpërmjet një komunikate ka thënë se nëse komuna se bën, atëherë kjo ministri do ta marrë përsipër këtë problematikë.
Banorët shpresojë që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje dhe mos të paraqiten pengesat të më tejme në qarkullimin e lirë.
