Murati s’harxhoi asnjë cent në tre muaj për investime kapitale

Si dikaster qeveritar menaxhon krejt paratë shtetërore.

Por Ministria e Financave në tre muajt e parë të këtij viti, nuk shpenzoi as edhe një cent për investime kapitale. Ajo mbyll peshën e ministrive bashkë me të Drejtësisë, Bujqësisë, Tregtisë e Pushtetit Lokal që për ¼ e vitit harxhuan 0% në këtë kategori.

Shoqëria Civile këtë po e sheh si keqplanifikim nga pushteti qendror. Sipas organizatës FOL, nëse mjetet do të hynin në punë do të ishin shumë më të dobishme.

Ferat Shala, si deputet opozitar nga Komisioni për Ekonomi po akuzon pushtetin se nuk po di të udhëheqë me kuletën e shtetit.

I pari i Financave, Hekuran Murati, fajin për këtë ia lë procedurave dhe kushteve atmosferike. Trendi sipas Muratit është rritës për tremujorin e dytë e shkon deri në 60 përqind më shumë se viti paraprak.

Go to TOP