Ardian Shaljani firmos me Istogun, përforcim me përvojë në mbrojtje

Klubi i Istogut ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit 26-vjeçar Ardian Shaljani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ri.

Shaljani sjell përvojë të konsiderueshme, pasi gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Besës së Kavajës, Ferizajt në Superligën e Kosovës, Rahovecit dhe KEK-ut. Dy sezonet e fundit ai ishte pjesë e Dinamos së Ferizajt, ku kontribuoi në synimin e klubit për t’u inkuadruar në Superligë.

Me nënshkrimin për Istogun, mbrojtësi synon të japë kontributin e tij që skuadra të realizojë objektivin kryesor për sezonin e ri – ngjitjen në Superligën e Kosovës. /Kosova.info!

Go to TOP