Hoti: Secili politikan duhet të marrë përgjegjësi edhe kur dështon, si Kurti e Osmani tani

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë, edhe kur kjo sipas tij i kushton politikisht atij dhe partisë se nga ai vjen.

Hoti tha se njerëzit presin nga qeveria veprime shtetërore që forcojnë lidhjet me ShBA-në dhe BE-në e që sa më parë Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

“Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje se duhet rreshtuar në mbrojtje të interesit të shtetit të Kosovës, e jo në mbrojtje të interesave partiake e individuale duke mashtruar qytetarët”, tha Hoti.

Tutje, Hoti tha se secili politikan duhet të  marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është sipas tij, kryeministri Kurti e presidentja Osmani aktualisht.

“Njerëzit nuk duan konfrontim me aleatin që siguron ekzistencën e shtetit të Kosovës. Qytetari i Kosovës meriton t’i thuhet e vërteta”.

“Secili politikan që ka përgjegjësi institucionale duhet të ketë forcë morale të marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është rasti aktualisht me binomin Kurti-Osmani”, tha ai.

Go to TOP