Murati kritikon LDK-në: Po refuzojnë buxhetin e Prishtinës për interesa politike

Hekuran Murati komentoi sot qëndrimin e LDK-së ndaj buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025. Ai e vlerësoi të kuptueshëm inatin politik ndaj Albin Kurtit, por pyeti se përse LDK-ja po pengon miratimin e një dokumenti që do të mundësonte pagesën e faturave të grumbulluara dhe funksionimin normal të kryeqytetit.

Murati gjithashtu vuri në dukje se Hykmete Bajrami dezinformoi kur deklaroi se Qeveria nuk e ka përcjellë buxhetin e Komunës së Prishtinës në Kuvend gjatë legjislaturës së kaluar. Në fakt, buxheti është përcjellë ligjërisht dhe tani Kuvendi ka mundësi ta miratojë.

Megjithatë, LDK dhe PDK refuzuan ta trajtojnë këtë çështje në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, duke treguar se politika vazhdon të pengojë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në qytetarët dhe operatorët ekonomikë të Prishtinës./Kosova.info/

Go to TOP