Krasniqi: Koalicionet lokale tregojnë se “blloku opozitar” ekziston – PLAN kundër Vetëvendosjes

Gazetari Besnik Krasniqi ka analizuar rezultatet dhe lëvizjet e fundit politike pas balotazhit të zgjedhjeve lokale duke vënë në pah rolin e koalicioneve ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (shkurt PLAN) kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi shpjegon se, megjithëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij nuk bën pjesë në bllok opozitar, koalicionet lokale tregojnë të kundërtën. Ai thekson se PLAN ka bashkuar partitë e djathta për të sfiduar VV-në në komunat që shkuan në balotazh.

“Krahas kësaj, koalicionet lokale kallxojnë se LDK-ja nuk mund të ndahej nga blloku e të bënte koalicion qeverisës me LVV-në, e njëkohësisht ta evitonte bllokadën,” shkruan Krasniqi.Analisti sugjeron se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që priten këtë dimër, është e rëndësishme që blloku opozitar të garojë si subjekt i vetëm duke e bërë përballjen me Vetëvendosjen të qartë dhe të dallueshme.

“Pra, edhe në Kosovë le të kemi sistem dypartiak e përballje të pastër: PLAN kundër VETËVENDOSJE!” përfundon Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP