Murati i reagon Bajramit për kreditë, i quan `huqje` deklaratat e saj
Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve Hekuran Murati dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami kanë vazhduar me reagime kundër njëri-tjetrit.
Në një postim në Facebook, Murati ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Bajrami se “rritja e depozitave bankare të familjeve kosovare do të thotë se janë rritur overdraftet/mbitërheqjet”.
Bajrami Bajrami ka thënë se për shkak të çmimeve të larta një shoqëri është e zhytur në borxhe.
Duke i quajtur këto deklarata “huqje”, ministri Hekuran Murati ka thënë se komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro.
Siç thotë ai, sipas raportit të fundit të BQK-së, shifra e saktë e huamarrjes me maturitet deri në 1 vit për ekonomitë familjare është 57 milionë euro.
“Këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/