Murati: 5 mijë e 54 të punësuar të rinj janë regjistruar vetëm në shkurt

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj.

Sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.

“Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar ministri Murati në rrjetet sociale.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar tutje ai. /Kosova.info/

Linku për të parë nëse jeni të deklaruar:

https://apps.atk-ks.org/regemployer?fbclid=IwAR0y4eqUXvQ29q7s5ECKaxQGt3qFo5rlJ8YfN4le_d7mLkHaYiJHDRjgDFc
Go to TOP