Peseiro jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Nigerisë

Jose Peseiro, i cili çoi Nigerinë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, e ka lënë detyrën pas njëzet e dy muajsh. 

Ai e ka bërë njoftimin në Twitter, duke u shprehur krenar për rolin e tij si trajner te “Super Eagles”. Kjo ishte hera e parë që Nigerinë arriti të kualifikohej për finalen që nga viti 2013. Megjithatë, edhe pse në epërsi 1-0 kundër vendësve të Bregut të Fildishtë, nigerianët u mposhtën në fund me rezultat 2-1.

“Dje përfundova kontratën. Ishte krenari dhe nder të isha trajner i “Super Eagles”. Kanë qenë njëzet e dy muaj me përkushtim të jashtëzakonshëm, sakrificë, emocione dhe entuziazëm të madh. Ndihem i përmbushur”, ka shkruar ai.

Portugezi ka drejtuar më herët edhe Arabinë Saudite e Venezuelën.

Go to TOP