Muharremi: Turp i madh që qytetarët po kërkojnë zgjidhje për krizën e energjisë, jo ministrat
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti për mungesën e veprimeve konkrete për përballimin e krizës energjetike dhe për rritjen e faturave të energjisë për qytetarët.
Në një postim të tij, Muharremi e ka cilësuar si “turp të madh” faktin që një qeveri e tërë nuk ka ofruar asnjë zgjidhje, ndërkohë që qytetarët janë detyruar të organizohen vetë për të kërkuar rrugëdalje nga situata.
“Çfarë turpi i madh – një qeveri e tërë mos me ofru asnjë zgjidhje për krizën e energjisë dhe faturave, e ne qytetarët individualisht me u organizu e me ofru zgjidhje,” ka shkruar ai duke shtuar me ironi dhe zhgënjim: “A ka marre më të madhe në botë?”
Muharremi ka drejtuar edhe një pyetje publike për kryeministrin Kurti: “O Albin, ku po i gjen këta ministra?” duke aluduar për paaftësinë dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e kabinetit qeveritar në përballjen me sfidat reale të qytetarëve.
Reagimi i tij vjen në kohën kur shumë familje në Kosovë po përballen me fatura të larta të energjisë elektrike, ndërsa masat për ndihmë apo subvencionim nga ana e shtetit po mungojnë. /Kosova.info/
