Muharremi: LDK me rritje në shumicën e komunave, tkurrja e vogël mund të neutralizohet nga votat e diasporës

LDK ka arritur të sigurojë 147,891 vota (17.67%) në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, pa përfshirë votat e diasporës dhe ato me kusht. Partia synon të arrijë 180,000 vota pas numërimit përfundimtar.

Rritja e LDK në komuna

Prishtina shënoi rritjen më të madhe, me 12,042 vota më shumë, një numër që mund të shkojë në 15,000 me votat e diasporës. Komunat e tjera ku LDK ka pasur rritje të ndjeshme përfshijnë: Pejë: +3,613 vota, Gjakovë: +2,830 vota. Gjilan: +2,776 vota. Podujevë: +2,475 vota, Ferizaj: +2,193 vota, Lipjan: +2,192 vota, Obiliq: +1,816 vota, Suharekë: +1,779 vota, Istog: +1,302 vota dhe Fushë Kosovë: +1,261 vota.

Tkurrja minimale dhe efekti i votave të diasporës

LDK nuk ka pasur humbje të theksuara në asnjë komunë. Kaçaniku (-909), Klina (-261) dhe Skenderaj (-173) janë zonat ku ka shënuar rënie të lehtë. Megjithatë, këto humbje mund të kompensohen nga votat e diasporës, duke e bërë LDK fituese neto në të gjitha komunat.

Analisti Muharremi thekson se, ky rezultat konfirmon një trend të rritjes së LDK-së, veçanërisht në bastionet e saj tradicionale, dhe mund të forcohet më tej pas numërimit përfundimtar të votave jashtë Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP