Muharremi: Kurti dhe LVV shënuan dështimin më të madh në historinë e parlamentarizmit

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke i cilësuar si “potencialisht dështimin më të madh në historinë e parlamentarizmit dhe qeverisjes në Kosovë”.

Sipas tij, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë hedhur poshtë rreth 400 mijë vota të fituara në zgjedhjet e fundit duke ndjekur, siç tha ai, “një lojë të rrezikshme në stilin e bixhozit – o krejt, o asgjë – që përfundoi me asgjë”.

“Ky është rekord negativ historik me 42.3% të votave e me dështu me formu qeveri, dhe vështirë se do të thyhet ndonjëherë”, tha Muharremi.

Ai shtoi se gjatë bllokadës institucionale rreth 9-mujore, shteti është paralizuar, ndërsa qytetarët dhe bizneset janë dëmtuar ndjeshëm. “U rritën çmimet për qytetarin dhe u dëmtuan bizneset – ndërsa Kosova humbi kohë e mundësi të çmuara”, përfundoi analisti. /Kosova.info/


Go to TOP