Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve
Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se votimi në seancën e sotshme e ka dëshmuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat e nevojshme për të formuar një Qeveri të re, edhe pse këtë gjë e kishte thënë vazhdimisht.
Kur partitë nuk arrinin të pajtoheshin për postin e kryetarit të Kuvendit, përfaqësues të LVV-së thonin se ata s’kishin numra për këtë post, por kishin votat e nevojshme për Qeveri të re.
“U vërtetua ajo që e kemi ditur që nga fillimi që LVV-ja, edhe pse fituese e zgjedhjeve të 9 shkrutit, nuk i ka numrat për të fomuar Qeverinë e re”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se “ajo që ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
