Muharremi: Kundër vendimeve të padrejta që rrezikojnë ekonominë dhe jetën e qytetarëve

Analisti Shenoll Muharremi ka shpërthyer në një deklaratë të fortë, duke kritikuar disa individë që, sipas tij, po përpiqen të kalojnë vendime të padrejta që mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit dhe të përkeqësojnë jetën e qytetarëve. Ai ka theksuar se, ndërkohë që disa po veprojnë në interes të ngushtë, 1.6 milionë qytetarë janë të një mendimi dhe kundërshtojnë këto vendime.

Muharremi është shprehur se është e rëndësishme të vazhdohet lufta për të drejtat e qytetarëve dhe për një jetë të përballueshme. Ai ka theksuar se është thelbësore të mbrohen bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe furnizojnë shtetin me të ardhura.

“Rryma nuk është lluks, dhe populli nuk është bankomat për gabimet e të tjerëve,” tha ai duke kërkuar mbështetje për ata që po luftojnë për të mbajtur gjallë ekonominë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. /Kosova.info/


Go to TOP