Muharremi: Kosova me nivel të lartë të varfërisë krahas vendeve të Ballkanit

Analisti Shenoll Muharremi duke analizuar raportet individuale të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit, ka theksuar se Kosova vazhdon të ketë një nivel të lartë të varfërisë.

“Sipas të dhënave, 19% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, vetëm pas Shqipërisë me 20%. Ndërkohë, Serbia ka nivelin më të ulët të varfërisë në rajon me 6%, ndërsa Mali i Zi qëndron në 8%”, ka shkruar ai.

Sipas tij, edhe pse është vërejtur një përmirësim i lehtë gjatë vitit të fundit, Kosova ende përballet me sfida të mëdha në këtë drejtim. /Kosova.info/


Go to TOP