Muharremi: Kosova humbi rreth 350 milionë euro për shkak të importit të shtrenjtë të energjisë elektrike

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime lidhur me koston e importit të energjisë elektrike që Kosova ka përballuar në vitet e fundit. Duke analizuar të dhënat nga vitet 2021 deri në 2024, Muharremi deklaroi se çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2020, me një mesatare prej 172 euro për megavat/orë (MWh).

Ai potencoi se një opsion i mundshëm me ContourGlobal, i cili supozohet të kishte një kosto prej 86 euro për MWh, mund të kishte kursyer Kosovës deri në 350 milionë euro gjatë kësaj periudhe.

“Nëse kemi importuar rreth 700 milionë MWh gjatë viteve 2021-2024, kostoja shtesë ka qenë rreth 350 milionë euro,” tha Muharremi.

Megjithatë, ai shtoi se nuk mund të vlerësojë nëse oferta e ContourGlobal ishte në të vërtetë e favorshme, pasi nuk ka njohuri të thelluara mbi këtë marrëveshje.

Përkundër kësaj, Muharremi theksoi rëndësinë e analizës dhe të planifikimit strategjik për të shmangur humbje të mëtejshme financiare në sektorin e energjisë. /Kosova.info/


Go to TOP