Muharremi: E drejta për të propozuar nuk garanton vota – Kurti po e bllokon vendin me vetëdije
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj sjelljes së Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka qenë shumë e qartë në interpretimin e saj: partia e parë ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, por kjo nuk i garanton automatizëm në përzgjedhje pa siguruar votat e nevojshme.
“Jemi demokraci parlamentare, jo autokraci,” tha Muharremi duke shtuar se mungesa e shumicës kërkon arritjen e një marrëveshjeje politike për të përfshirë edhe ata që janë të nevojshëm për ta votuar propozimin.
Ai kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit Kurti duke e akuzuar për keqinterpretim të qëllimshëm dhe për bllokadë të vetëdijshme të shtetit. “Nëse pas gati 40 dështimesh vepron njëjtë, pa reflektim dhe pa ndryshim, atëherë e meriton ndëshkimin më të madh politik,” përfundoi ai. /Kosova.info/
