MPB: Në ditën e parë 29 aplikime për konvertimin e patentë shoferëve

Në ditën e parë të procesit të konvertimit të patentë shofereve nga ato të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Kosovës janë regjistruar 29 aplikime.

Për RTK-në e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se sot MPB ka filluar procesin e konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Procesi do të zgjasë deri me 9 gusht.

Ky vendim ka për qëllim lehtësimin dhe realizimin sa më praktik të patentë shoferit.

Go to TOP