Mozzik: Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim

Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, e ka dëshmuar tanimë se është shumë i dhënë pas natyrës.

Duke qenë shumë i ndjekur në rrjete sociale, ai edhe këtë herë ka publikuar disa fotografi nga malet e Kosovës.

Bashkangjitur me imazhet, 26-vjeçari ka bërë një përshkrim interesant me të cilin edhe mori vëmendjen e ndjekësve.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim”, ka thënë ai derisa nuk ka munguar me etiketimin e ‘2EuroGang’.

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën e komenteve, shumica prej të cilave ishin pozitive.

I njëjti këtë periudhë po shijon suksesin e këngës së re “Shko”, që e solli vetëm pak ditë më parë.

Projekti mblodhi mbi një milion klikime për gjashtë ditë.

Go to TOP