Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Kosova.info/

Go to TOP