Bota

Miliona gjermanë kanë frikë nga rritja e çmimit të gazit

Në Gjermani çmimi i gazit është rritur – kjo është një shtesë mbi çmimin e rregullt për shkak të kostos shtesë të bërë për të shpëtuar importuesit e mëdhenj të gazit, të cilët janë të detyruar të blejnë gaz me çmime shumë më të larta se deri vonë.
Prej javësh në Gjermani ka spekulime se sa do të jetë tarifa shtesë e gazit. Tashmë është bërë e ditur se do të arrijë në 2,419 cent për kilovat-orë. Kjo shtesë do të paguhet për një vit e gjysmë – nga 1 tetori 2022 deri në fund të marsit 2024.

Çmimi i vendosur tani është i vlefshëm vetëm për tre muaj – dhe do të përshtatet me ngjarjet e tregut.

Kjo do të prekë më tej miliona njerëz në Gjermani – ku gjysma e të gjitha shtëpive dhe apartamenteve ngrohen me gaz.

Duke shpjeguar këtë rritje të fundit të çmimit, ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se alternativa do të ishte kolapsi i tregut gjerman të energjisë dhe bashkë me të një pjesë e madhe e tregut evropian të energjisë.

Një problem tjetër është taksa mbi vlerën e shtuar prej 19 për qind që duhet t’i shtohet edhe atij çmimi.

Kjo do të thotë konkretisht se një familje mesatare (3-4 anëtarë) që konsumon 20 mijë kilovat orë në vit, nga 1 tetori do të ketë një faturë më të lartë për 484 euro ose 576 euro në vit – nëse paguhet TVSH. Dhe një person që jeton vetëm do të ketë një rritje prej 120 ose 144 euro në vit – pa ose me TVSH.

Koalicioni qeverisës njoftoi se do të përpiqet të pengojë pagesën e TVSH-së. Gjithashtu, ministri Habeck tha se për shkak të rritjes së çmimit të gazit, qeveria duhet të merr masa për lehtësimin e familjeve në sferat e tjera.

Programet e ndihmës për ekonominë gjithashtu duhet të zgjerohen. Kjo shtesë prek edhe konsumatorët – përveç faturave më të larta të gazit të paralajmëruara tashmë nga disa furnizues të gazit dhe energjisë elektrike.

Qytetarëve të Gjermanisë këto ditë kanë marrë letra nga koncerni që i furnizon me gaz Rhein Energy duke i njoftuar për rritjen e çmimit të ri, i cili është jashtë normës së rregullt dhe të pritshme dhe do të shihet në faturat nga pranvera, transmetojnë mediat gjermane.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort