Mustafa: Qytetarët po jetojnë shumë më keq, qeveria po manipulon me interpretimin e shifrave

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se tani ka një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike, poashtu sipas ka një inflacion të paparë deri më tani që po varfëron qytetarë dhe po zvogëlon aftësinë e tyre blerëse.

Sipas Mustafës vendi është duke u ballafaquar me situatën më të rëndë ekonomike që nga paslufta, kur t’i shtojmë kësaj edhe krizën energjetike, situata po bëhet e papërballueshme.
Nga ana tjetër sjelljen e qeverisë ai e cilëson si të çuditshme, ngase sipas tij, qeveria po mundohet t’i bind qytetarët se janë duke përjetuar një lulëzim të madh ekonimik.

‘Qeveria duhet të përvishet debatit për përballimin e krizës dhe jo të mundohet të mashtroj opinionon publik se vendi po përjeton një bum ekomik. Qeveria si duket nuk po e kupton situatën në të cilen jemi. Derisa kriza po vazhdon, inflacioni po rritet, qytetetarët vazhdojn të kenë të njejt atëmjete për të jetuar, gjë qe po e ben te veshtire financimin e nevojave te tyre”, ka shtuar Kordinatori i Deparatmentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK për T7.

Go to TOP