Mitrovicë: Një grua kanoset me thikë, një burrë gjuhet me gotë, arrestohet e dyshuara
Është arrestuar një e dyshuar në Mitrovicë, pasi ajo raportohet se e ka kanosur me thikë një grua, dhe e ka goditur me gotë qelqi një burrë.
E dyshuara është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje afërsisht një orë para mesnate.
Rasti është cilësuar “Lëndim i rëndë trupor”, njofton policia.
