Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Miratohet Projektligji për marrëveshjen e kredisë mbi 25 milionshe mes Kosovës dhe Gjermanisë

Në mbledhjen e 136-të, të Qeverisë u miratua Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KOSTT dhe KfW për projektin “ Zhvillimi i sektorit të energjisë 7 dhe përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Qeveria e Kosovës do të marrë hua nga KfW 25.5 milionë euro e cila sipas tij, pastaj do të nënhuazohet nga KOSTT, e të cilat do të përdoren për përmirësimin e transmisionit në Kosovë.

“Në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor me qeverinë gjermane ratifikimin e marrëveshjes me KW dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit faza e shtatë, me anë të kësaj marrëveshje Qeveria e Kosovës do të marrë hua nga KfW 25. 5 milionë euro, shumë e cila pastaj nënhuazohet te KOSTT në mënyrë që këto mjete të përdoren ekzkluzivisht për përmirësimin e tarnsmisionit në Kosovë”, tha Murati.

Teksa theksoi se ky projekt është i pari nga KfW në Kosovë i cili ka mbulim të riskut nga Qeveria e republikës gjermane.

Go to TOP