Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nesër viziton Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel do të vizitojë nesër Kosovën.
Bettel në Prishtinë do të takohet me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel”thuhet n⌂ njoftimin e MPJD-së.
Tutje, në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se pas takimit, do të mbahet konferenca për media.